Ilnisa dhe Egla janë dy prej banoreve të cilat kanë patur ‘përplasje’ dhe keqkuptime të shumta mes njëra-tjetrës.

Herë pas here është parë që Egla të përmendi emrin e vajzës së Ilnisës e shumë herë të tjera Ilnisa ka ‘ironizuar’ faktin që Egla nuk është bërë akoma nënë.

‘Përplasjet’ mes dy banoreve siç duket nuk do të ndalen kurrë ku dhe pasditen e sotme, teksa gatuajnë në kuzhinë dyshja është përfshirë në një debat ku është përmendur dhe vajza e Ilnisës, Anais.
“Anais të përshëndes me teta Eglantinën. Jemi këtu në këndin e kuzhinës me të, të ka shumë qejf Anais të ka fiksim fare…”- është shprehur Ilnisa.