Një nga agjencitë më të njohura të udhëtimit në Angli, CV Villas e cila merret me vilat luksoze në të gjithë botën, së fundmi ka bërë një renditje të deteve më të kaltra në botë. Studiuesit përpiluan një listë të gjatë të plazheve më të njohura dhe më të bukura.
Duke mposhtur plazhet me famë botërore të Maldiveve, Bora Borës, Kroacisë dhe Greqisë, rezulton se Plazhi i Pasqyrave në vendin tonë ka detin më të kaltër në botë duke zënë kështu vendin e parë. Dy plazhe greke renditen në vendin e dytë dhe të tretë me ujërat më blu në botë: Plazhi Bouka në Peloponez është i dyti, i ndjekur nga Kassiopi në Korfuz.
Plazhi i Pasqyrave, një destinacion i dashur për pushuesit shqiptarë, është bërë gjithnjë e më i njohur edhe për turistët e huaj së fundmi. Megjithatë, tani nuk mbetet më sekret për asnjë, pasi kjo perlë e bregdetit shqiptar është zbuluar nga e gjithë bota.
Lista e plazheve me detin më blu në botë:
Pasqyrat, Shqipëri
Bouka, Messina
Kassiopi, Korfuz
Plage de la Vernette, Francë
Kaputa, Antalia, Turqi
Voulisma, Lasithi, Kretë
Foki, Kefalonia
Praia do Carvalho, Portugali
Obros Gyalos, Kretë
Plazhi Los Lances, Spanjë