Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi komentoi zgjedhjet elektorale të vitit 2025, ku tha se PS do të fitojë bindshëm.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Klosi tha se politikës i duhet opozita, ndërsa shtoi se opozita nuk ka ide e as alternativë për të qeverisur vendin.

“Është e rëndësishme të kemi debat, diskutim, pozitë-opozitë. Për s ai përket garës së ardhme elektoral partitë zgjedhin mënyrën e tyre si do garojnë dhe për çfarë.

Për këtë të fundit nuk më takon të bëj koment sesi funksionojnë kundërshtarët tanë.

Nuk e kuptoj që sot në 3 vite, nuk kemi asnjë ide se çfarë ata (opozita) mund të bëjnë më mirë për Shqipërinë. Për çfarë duhet të vijojnë në pushtet? Në mungesë të kësaj alternative, gara duket dukshëm për partinë tonë që punojmë.

Pra ndaj them që shpresoj që opozita të jetë në parlament për të dhënë kontributin, për pjesën e garës elektorale ne jemi për të fituar bindshëm në garën e 2025”, përfundoi Klosi.