Ndoshta jo të gjithë e mbajnë mend, por Bujar Nishani, kur ishte president, disa vite me parë i dha titullin “Mjeshtër i Madh” Julian Dedës.
Titulli ishte një qokë e Nishanit për humoristin Deda, meqë ky i fundit është shoku i Shkëlzen Berishës.
Atëhere u bë goxha zhurmë, por meqë Nishani nuk la njeri pa i dhënë titull, e kaluan me humor.
Por së fundmi, Dedës ia ka kujtuar këtë turp, aktorja Egla Ceno, me të cilën janë bashkë në Big Brother.
Egla: Gore, shko e dorëzo titullin.
Juli: Ke shumë mllef në shpirt.
Egla: 35 vjeç mjeshtër. Turp kush ta ka dhënë, edhe turp që e ke marrë.
Juli: Ke inat, ça të them. Ai që ma ka dhënë nuk jeton më. Ki pak respekt.
Egla: Ata janë mbledhur dhe ta kanë dhënë, turp të kesh.
Juli: Je horror, e pashpirtë