Nga Hermes Kafexhiu

Si gazetarë ne nuk duhet të na errësohet gjykimi dhe mbi të gjitha duhet të kemi një lloj vetdijeje kur na serviret në opinionin publik një prezencë e diskutueshme pikërisht në ato ngjarje që janë të ndjeshme.

Është fakt padiskutim që SPAK ka marr në arrest dy drejtorë bashkie për në çështje e cila është në gjykim dhe ku ende nuk është bërë seanca e parë.

Nga ana tjetër është po aq fakt se SPAK ka ngritur një akuzë por mbi të gjitha fakti më i madh është se nuk është gjykuar ende nëse ata janë fajtorë apo të pafajshëm.

Ndaj ne nuk duhet të na marri kjo rrymë për të “masakruar” këdo që SPAK ngre akuza, duhet të jemi të kujdeshëm në këtë pikë.

Do të ishte krejt normale të na merrte rryma nëse ata do të dënoheshin nga gjykata. Atëherë të gjithë duhet të heshtin.

Kush vallë do të mbajë përgjegjësi për gjithë këtë shpërthim të madh që kryqëzon dhe merr vendime pa folur institucionet ?

Shoqëritë votojnë, gjykatat vendosin dhe ky është parimi bazë.

E megjithatë në këtë parantezë ne duhet të themi disa të vërteta publike. Nuk mund të jetë e kaq përtypshme, që të shikojmë në protestë dikë që flet kundra korrupsionit, ku i madh e vogël e di që ai është kaq i pranishëm si figura zyrtare e korrupsionit në Shqipëri.

Pse nuk është Ilir Meta figura zyrtare e korrupsionit në Shqipëri?

Po a mund të hiqet si protestues qytetar një manekin politik si Ilir Meta, që ka qenë shëmbëlltyra e neverisë së qelizës kancerogjene për ta kthyer korrupsionin në Shqipëri nga sistemik në kulturë. Ilir Meta i ka për borxh shqiptarëve pikërisht këtë, që e khehu korrupsionin në Shqipëri në kulturë. Ilir Meta ngriti një strukturë partiake në të cilën hodhi frymën e mirënjohur, “Ejani në partinë time, se unë do tju jap një post që të bëni para”.

Edhe në gjithë vendin gëlonte mesazhi “Hajde futemi me LSI-në se me ata bën lekë”. Edhe kjo frymë nxorri produkte në masë përfaqësuesish që u lëshuan si piranja në OSHE, në hipoteka, në patenta në lloj e lloj institucionesh dhe vetëm zhvatën.

Ilir Meta i ka për borxh Shqipërisë pikërisht tragjedinë e madhe të zhveshjes së njeriut nga ideali për të bërë të mirën publike.

Meta që nuk la dy gurë bashkë për të vjedhur në mënyrën më galopante energjinë elektrike të shqiptarëve dhe për ta lënën vendin në humbje që mendoheshin se ndoshta për 3 dekada nuk do të rikuperoheshin.

Meta ky profil kaq i madh dhe i hipokrizisë shoqërore që i quajti protestuesit kur e panë atë në video tek korruptohej, del sot dhe flet për korrupsion.

Meta që korruptoi Fullanin kaq hapur si një film fëmijësh flet sot përballë faktit që Taulant Tusha dhe Maringlen Qato shkojnë dhe përballen me gjykimin.

Kjo është një diferencë e madhe dhe jo diversion.

Ilir Meta do ishte më i pranueshëm të dilte në protestë për mos të luftuar korruspionin, por jo si qytetar.

Qytetari tek Ilir Meta nuk ka ekzistuar kurrë dhe kjo është një plagë e madhe. Trishtim !