Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, duke shprehur mirënjohje ndaj autorëve shqiptarë.
Në këtë ditë, Presidenti Begaj kujtoi ndikimin e shkrimtarëve shqiptarë për fëmijë, veprat e të cilëve kanë edukuar dhe formësuar breza të ndryshëm.
“Në kujtimet e çdonjërit prej nesh rri një libër, një personazh i dashur i fëmijërisë. Mirënjohje për të gjithë shkrimtarët tanë që, me punën e tyre, frymëzuan dashurinë për librin te fëmijët, krijuan personazhe të dashur për ta, si dhe i edukuan me vlerat e së mirës”, shkruan Presidenti Begaj në Facebook.