Një protestë e sindikatave greke ka bllokuar qarkullimin në të gjitha pikat kufitare Shqipëri-Greqi.Si pasojë e një proteste që do mbahet nga doganierët grekë, nuk do lejohet kalimi i mjeteve nga sot deri më 4 prill në pikat e kalimit kufitar, Qafë Botë, Tre Urat, Kakavijë dhe Kapshticë.
Kalimi do të ndalohet nga data 2 prill deri më datë 4 prill, për mjetet e vogla, mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe shërbimet taksi. Përjashtime ka vetëm për këmbësorët dhe rastet e urgjencave, të cilët do mund të kalojën lehtësisht. Doganierët grekë po protestojnë për kushte më të mira pune, rritje pagash si edhe shtim personeli.