Akrepi

Ka disa objektiva të cilat ia keni vendosur vetes tuaj këtë periudhë, kështu që përqendrohuni sa më shumë dhe mos u hutoni nga ankthet e të tjerëve. Në dashuri, ky është momenti më i mirë për të nisur një histori të re.

Shigjetari

Përqendrojini mirë të gjitha energjitë tuaja, në mënyrë që të mos shkojnë dëm. Në dashuri do të keni mundësi të mira për të bërë një propozim të rëndësishëm ndaj një personi që pëlqeni.

Bricjapi

Kjo javë do të rezultojë shumë e suksesshme sa i takon aftësive tuaja drejtuese, sidomos nëse jeni në kërkim të stimujve të rinj për karrierën tuaj. Favorizohen takimet, ndaj mos jini të ndrojtur.

Ujori

Mundohuni të jeni të fortë dhe mos të bini pre e instinkteve, pasi do të jeni shumë intensiv dhe do të humbini kontrollin e veprimeve tuaja. Për të shmangur situatat e sikletshme, mundohuni që të ruani një profil të ulët, sidomos në dashuri.

Peshqit

Kjo ditë do të jetë mjaft interesante për të studiuar strategji të reja, të cilat mund të parandalojnë vonesa të mundshme në vendin e punës, sidomos nëse jeni në prag të nisjes së një projekti të ri. Kjo ditë do të jetë shumë e kënaqshme, ndaj mundohuni të jeni më kurajoz sa i takon investimeve.