Analisti Arian Curi ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH 1 se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të arrestohet pas Konventës së kësaj force politike që do të mbahet ditën e sotme.
Sipas Curit, Meta ka dhënë disa mesazhe të koduara me akuzat në drejtim të SPAK-ut dhe kreut të saj Altin Dumani.
Për këtë arsye, sipas Curit, Meta ka informacione se do të arrestohet nga SPAK, ndërsa shtoi se kryeministri Rama nuk do të jetë i pranishëm në Shqipëri.
“Thashethemet e politikës dhe SPAK-ut janë që Ilir Meta pas Konventës arrestohet direkt. Bëhet fjalë për disa orë pas Konventës.
Mundet që ta arrestojnë rrugës për në hotelin e një mikut të tij ose rrugës për në Ballkon. Ka disa mesazhe të koduara të Ilir Metës.
Sepse ne na intereson të ç’kodojmë ato që nuk thuhen. E para, ai është një reagim që pas informacioneve që Ilir Meta ka se do të arrestohet dhe vë bast këtu se ditën që Ilir Meta do të arrestohet Edi Rama nuk do të jetë në Shqipëri, do të jetë në një vend tjetër. Do të stisë një vizitë”, u shpreh Curi.