Ish-presidenti Alfred Moisiu, ishte i ftuar këtë të hënë në “Breaking” në Top News.

Ai foli për situatën politike në vend dhe zhvillimet e fundit, ndërsa u ndal te qeverisja e Kryeministrit Rama, tashmë për disa mandate. Ai tha kryeministri Edi Rama ka gabime, por punon, ndërsa sipas tij opozita “është qorre”. Ndërkohë lidhur me punën e SPAK ai tha se po bën punë shumë të mirë, por se do duhej të godasë më fort.

“Rama ka gabime, por edhe punon. Unë e quaj ‘me një sy’, por këta të anës tjetër janë ‘qorra fare’. Tani SPAK po punon. Por mendoj se më fort duhet të punojë, duhet të kapë te kokat. Nuk e kuptoj si Berisha është në arrest dhe mban fjalim natë për natë. Është sfidë kjo për drejtësinë dhe drejtësia duhet ta rregullojë këtë, duhet rregulluar”, tha ai ndër të tjera.