Silvio Gonzato Ambasadori i BE-së e quajti një lajm të fantastik, marrëveshjen për planin e përkohshëm të rritjes për Ballkanin Perëndimor që u arrit në Bruksel dhe do të miratohet në mbledhjen e fundit të Parlamentit Europian para se të shpërbëhet.
Plani parashikon 6 miliardë euro për fuqizimin e ekonomive të vendeve të rajonit.
“Kjo paketë është një shtysë e madhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Do të hapë mundësi të reja për popullin shqiptar dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit” shkruan Gonzato në një postim në rrjetin social X