Një krater misterioz, i thellë më shumë nga sa shikon syri, është shfaqur papritur në një zonë të kufirit Rusi-Ukrainë. Gropa e pashpjegueshme e cila është quajtur  ‘portal drejt botës së nëndheshme’, u gjet në një fushë misri mes Rusisë së territorit të aneksuar të Ukrainës, Gukovo, pranë rajonit rus Rostov.

Fillimisht vendasit dyshonin se mund të ishte shkaktuar nga shpërthimi i një mine ose një galeri e vjetër minierash, por zyrtarët vendas thanë se nuk ka tunele të njohura poshtë kraterit. Pamjet e publikuara tregojnë galerinë e gropës të rrethuar nga kashta, tepër e thellë për të kuptuar sesa e thellë është, apo çfarë ka në fund të saj.

Pamjet u filmuan nga një vendas që raportohet se ishte urdhëruar ta mbyllte.

Duke shikuar me kamera brenda saj folësi dëgjohet që thotë: ‘Është aq e thellë sa të tmerron’. Ndërsa komentuesit e quanin ‘portal në botën e nëndheshme’ ose ‘bazë sekrete alienësh’. Një dëshmitar tha se ajo ishte hapur papritur dhe nuk dihet çfarë është: “Duket sikur toka është shembur nga poshtë.” Zyrtarët e rajonit Luhansk kanë lëvizur me shpejtësi për ta mbyllur super-gropën pa dhënë shpjegime për origjinën e saj.