Sara Hoxha ka qenë e ftuar në “Kurthi i Piter Pan” në Klan Tv ku është vënë përballë pyetjeve nga prezantuesja, Alketa Vejsiu dhe fëmijët.
Për herë të parë pas thashethemeve për ndarjen e shumëpërfolur me reperin Ledri Vula, Sara deklaroi se nuk ka qenë kurrë bashkëshortja e tij por vetëm partnerja (e dashura) e tij.
Pjesë nga intervista:
Alketa: Bashkëshortja e Ledri Vulës apo ish-bashkëshortja?
Sara: S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës.
Alketa: Ke shoqja e tij apo partnerja?
Sara: Po, partnerja.
Alketa: Bravo. Përgjigje, inteligjente.
Dyshja kanë kohë që nuk postojnë më bashkë me vajzën e tyre dhe po jetojnë të ndarë. Reperi Ledri Vula duket se me ardhjen e sezonit të verës së shpejti po përgatit dhe projekte të reja muzikore dhe duket më i përkushtuar se kurrë në karrierën e tij. Sakaq, Sara ndryshe nga Ledri ndan shpesh momente nga përditshmëria e saj me vajzën e saj, Poema Blu. Është përfolur gjatë për raportin e të dyve por ende nuk kemi një përgjigje “të vulosur” nëse janë ndarë, apo vazhdojnë të jenë bashkë dhe po kalojnë një krizë të përkohshme në çift?