Aktori i njohur Chris Hemsworth, bashkëshorti i spanjolles Elsa Pataky, është kthyer në një nga aktorët më të kërkuar dhe mediatikë në Hollywood, duke marrë pjesë në produksione të njohura si “Thor”, “Avengers” ose “Extraction”. 40-vjeçari australian po kalon një moment shumë të mirë profesional dhe personal në jetën e tij, me shumë oferta pune dhe një familje me tre fëmijë të cilët i ka me Pataky, me të cilën u martua në vitin 2010.
Aktori është kthyer në një nga emrat më të lakuar, jo vetëm në rolin si model, por edhe si influencues. Hemsworth ka më shumë se 58 milionë ndjekës në Instagram, prandaj reklamimi në rrjetet e tij kushton një sasi e mirë parash.
Në fakt, dhe sipas një studimi të agjencisë Impressive, një agjenci australiane reklamash dhe marketingu, aktori është i famshmi i vendit të tij që ka të ardhurat më të larta në rrjetet sociale. Më shumë se një milion dollarë për postim. Katherine Langford është e dyta më e paguara, me një pagesë të vlerësuar prej 737 205 dollarësh për postim dhe në vend të tretë Hugh Jackman, me një pagesë prej 554 989 dollarësh.