Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër.

Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora Zemanit “Cherry on Top”, që do të transmetohet sot në orën 21:00 në ekranin e Top Channel, ndërsa edhe Sara postoi mbrëmë një video teksa Bardhi i puthte barkun, duke shkruar: “Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide!”

Këngëtari, në një postim në InstaStory, ka ndarë videon duke shkruar: “Faleminderit Zotit… Këtë gëzim desha ta ndaj me të gjithë ju. E inshallah e përjeton secili prej jush se s’paska ndjenjë më të bukur e më të shenjtë.” Në koment të videos ai ka shkruar shprehjen e shumë komentuar, të cilën ia ka thënë edhe brenda shtëpisë: “Nëna e fëmijëve të mi”.

Nga ana tjetër Sara tregon se kjo ishte arsyeja se përse u shkëput nga rrjetet sociale e pse nuk do ketë një rikthim në Big Brother.