Erion Veliaj ka folur për herë të parë sonte në Top Story me Grida Dumën, për arrestimet e tre drejtorëve të rëndësishëm të bashkisë së Tiranë.
“Sot doja të vija këtu, do doja ta nisa për mea culpën dhe ndjesën e fjalës e së shtunës, por edhe për t’i thënë të vërtetat siç janë. Nuk ka njeri bardhë e zi. Historia që të gjithë janë të korruptuar, nuk është e vërtetë. në një mijë punë të mira, nëse ka një punë që po dyshohet. Në parlament fjalimi i fundit ka qenë për hapjen e ligjit të dosjeve. Unë si kryetar bashkie sigurimsat që i rrinë njerzve poshtë fustanit nuk i kthejmë dot. Ajo që njerëzit 11700 duhet ti dish përmendsh, nuk e bëj. Atë që më lejon ligji e kam bërë, për administratën bashkëpunim total me prokurorinë. Kurdo që më tërrasin në SPAK, jam i gatshëm. Askush nuk më pyeti. SPAK është organizatë shtetërore, patjetër do shkoj. Nuk më kanë thrritur, nëse më thërrasin patjetër që do shkoja se është i shtetit tim. Për transformimin e Tiranës, Sot ishin gjithë ministrat e turizmit në Tiranë, vitin tjetër jemi kryeqyteti mesdhetar i kulturës. Nëse mendoni por asnjë prej nesh nuk është pa të metë. Përgjimit të njerëzve ligji nuk ja njeh kryetarve të bashkisë, por policisë. Monopolin e ndalimit të dikujt e ka policia dhe gjykata. Askush nuk dilte para drejtisës, tani maxhoranca e mështet këtë punë”-tha Veliaj.