Inter ka nisur festën për titullin e 20-të kampion në Serie A. Mijëra tifozë kanë dalë në sheshet dhe rrugët e Milanos, kjo pasi këtë pasdite skuadra do parakalojë me një autobus të hapur për të festuar së bashku me mbështetësit.
Në mesditën e kësaj të diele Interi mundi 2-0 Torinon, teksa një javë më parë siguroi matematikisht titullin kampion. Edhe pse pa trofeun, ceremoni që do zhvillohet në ndeshjen e fundit në shtëpi, drejtuesit e kanë parë të udhës që sot tifozët të festojnë me lojtarët.
Gjithçka ka nisur jashtë stadiumit “Giuseppe Meazza”, për të vijuar më pas në rrugët e Milanos, aty ku tifozët do kenë mundësinë të shohin nga pranë lojtarët që i mundësuan yllin e dytë në fanellë.
La fête commence … Milano è solo nerazzurra 🤩⚫️🔵 pic.twitter.com/0VkrU9Qxpq
— Inter FR (@InterMilanFRA) April 28, 2024