Një tjetër ngjarje makabre është regjistruar në SHBA ku një 19-vjeçare pasi u vra u coptua me sharrë elektrike nga një 33-vjeçar. Maxwell Anderson pasi nxori 19-vjeçaren Saint Carlina Robinson për darkë në Milwaukee e vrau dhe ia copëtoi trupin e pajetë me sharrë elektrike. Ai po përballet me akuzën e vrasjes së shkallës së parë. Sipas shkresave të çështjes, pas krimit 33-vjeçari ka shpërndarë copat e trupit të 19-vjeçarit fatkeq në pjesë të ndryshme të Milwaukee.
Takimi fatal për të renë ka ndodhur më 1 prill, ku ajo sipas miqve të saj ka qenë e emocionuar për daljen me 33-vjeçarin, duke mos ditur që ky burrë do të bëhej vrasësi i saj.
“Mendoj se do të më nxjerrë për ushqim deti”, ka shkruar 19-vjeçarja në një mesazh që i ka dërguar koleges së saj.
Alarmi për fatin e Robinsonit u ngrit kur të nesërmen e takimit ajo nuk u paraqit në picerinë ku punonte. Më 3 prill, 19-vjeçares iu gjet e djegur makina, si dhe pjesë të rrobave që kishte veshur në takimin me 33-vjeçarin. Më vonë atë ditë u gjet një këmbë e prerë në parkun e Liqenit të Miçiganit me testin e ADN-së që tregoi se ishte gjymtyra e gruas së re.
Në ditët në vijim janë gjetur pjesë të trupit të njeriut në vende të ndryshme, ku policia ka arrestuar 33-vjeçarin më 4 prill. Hetimi i mëvonshëm zbuloi se 19-vjeçarja kishte shkuar në shtëpinë e 33-vjeçares në orën 21:00 të datës 1 Prill me celularin e saj që lëshonte sinjale nga pjesë të ndryshme të Milëaukee pas mesnate para se të dilte në orën 4:30 të mëngjesit të ditës së nesërme në parkun në të cilin u gjet këmba e prerë e vajzës.
Kamerat e sigurisë kapën një makinë që përputhej me atë të 19-vjeçares dhe një person që hynte dhe dilte nga ajo në park me Anderson të kapur duke hipur në një autobus në të njëjtën zonë dhe duke u kthyer në shtëpi disa orë pas krimit brutal.
“Cili i sëmurë mund t’ia bëjë këtë fëmijës tim? Ai nuk kishte lënduar askënd. Ishte një engjëll i bukur”, ka thënë e inatosur nëna e 19-vjeçares , pasi u bë e ditur akuza ndaj 33-vjeçares. Sipas Neë York Post, 33-vjeçari kishte tre dënime të mëparshme për incidente të dhunshme.