Policia Rrugore ka shtuar monitorimet me mjetet inteligjente, radarët automatikë me kamera dhe me patrulla të lëvizshme me mjete të paloguara. Vetëm gjatë kësaj jave, në të gjithë vendin, si rezultat i monitorimit, janë evidentuar dhe arrestuar në të gjithë vendin, 34 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 278 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara, për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe drejtim mjeti në sens të kundërt.

Gjatë kësaj jave, Policia Rrugore në të gjithë vendin është fokusuar më shumë te shkeljet me rrezik të lartë për përfshirje në ngjarje rrugore dhe konkretisht te shpejtësia tej normave të lejuara, parakalimet e gabuara, përdorimi i aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i automjetit në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe për shkelje të tjera.

Në të gjithë vendin janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative gjithsej 28 303 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme.

Nga këto:

1789 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit;

10954 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit;

1624 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;
3457 drejtues automjetesh, për parakalime të gabuara;

568 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

8579 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalime të gabuara.

456 drejtues automjetesh, për drejtim të automjetit, në efektin e alkoolit.

876 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.