Një shifër prej 500 mijë është ofruar paradhënie për të vrarë fillimisht Durim Bamin dhe më pas pagesa do të rritej sërish, për të vrarë vëllain e tij, Valterin. Në bisedat e “Sky”, dukshëm vihet re një nxitim i Ervis Martinaj për të hequr Durim Bamin nga qarkullimi, pasi e konsideronte vërtet problem serioz, dhe kërcënim.
Teksa skuadra prej më shumë se 16 persona dështon në iniciativën e parë për të vrarë, Durim Bamin në Sarandë dhe Shkozet, në muajin nëntor 2020, Ervis Martinaj, kërkon ta zgjidhë përfundimisht punën e Durim Bamit, duke aktivizuar Mariglen Hakën, dhe gjuajtësat me pagesë, Tori Xheçukën, Albert Zajën dhe Florenc Këlmendin.
Mirëpo edhe pse grupi arrinte të lokalizonte Durim Bamin, sërish ky i fundit arrinte ti rrëshqiste si ngjalë, duke mos u goditur nga kundërshtarët dhe vështirësuar akoma dhe më tepër punët Ervis Martinaj, Shullazit, Marklen Hakës dhe Arben Ndokës.
Për të shuar përplasjen mes Ervis Martinaj dhe Durim Bamit, ka hyrë si negociator Behar Bajri. Ku palët edhe pse janë takuar, sërish Ervis Martinaj nuk i ka zënë besë, duke pohuar se tani është bindur akoma dhe më tepër për të vrarë Durim dhe Valter Bamin.
Në muajin nëntor 2020, grupi arrin të lokalizojë Durim Bamin, duke lëvizur në fshatin Qerek me një “Range-Rover” ku në sediljen e pasagjerit ishte kushëriri i tij, Dorian Kodra. Por Vis Martinaj dhe grupi i tij nuk kishin marrë informacionin se pas makinës së Durim Bamit, ishte dhe një automjet Benz-Mercedez që qëndronin të armatosur ushtarët e Bamit.
Në momentin kur Tori Xheçuka dhe Florenc Kelmendi, kanë qëlluar drejt Durim Bamit, ata rezulton të kenë rënë në zjarrin e makinës tjetër. Një shkëmbim breshërish kallashnikovi mes dy palëve, që fati i ka shpëtuar pa viktima.
Tori Xheçukës, i janë mbaruar plumbat dhe më pas ka rrëmbyer kallashnikovin e Florenc Këlmendit, i cili ndodhej në makinë dhe bërtiste “…na vranë… na vranë…”.
Ndërsa Durim Bami është larguar me shpejtësi duke mos pësuar asnjë dëmtim. I plagosur lehtë ka mbetur vetëm kushëriri i tij, Kodra.
Në disa fragmente të dosjes hetimore thuhet se në 7 qershor 2020, Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj, telefonin e të cilit e mbante Erigers Mihasi këtë periudhë. Nga biseda kuptohet që Ervis Martinaj interesohet lidhur me ngjarjen e datës 30 Maj 2020 ku është vrarë Bujar Lika “Ari” dhe Paulin Gjergji.
Tori i tregon për lidhjet e Durim Bamit, Ervin Kodra, Ervin Kallari dhe Genti Koçi. Tori Xheçuka nga biseda rezulton se ka edhe një person që komunikon, bisedat me të cilin ja shkruan Ervis Martinaj dhe i tregon Ervis Martinajt se Tori bashkë me personin që komunikon mund t’i godasin personat e përmendur në bisedë po qe se kërkon Ervis Martinaj.
Tori Xheçuka i shkruan Ervis Martinaj, ku i tregon se duhet të ndjekë personin që ka mbetur i plagosur tek ngjarja e Bujar Likës dhe do takojë një person për të marrë informacione për Durim Bamin, të cilit në bisedë i referohet “Duri”.
Gjithashtu Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj dhe raporton lidhur me personat e mundshëm që mund të kenë marrë pjesë në vrasjen e Bujar Likës, ku në një moment “Tori” i thotë që të flasim dhe të marrin Stafukën për t’i treguar se kush ka patur makinën “Golf” ditën e ngjarjes.
Tori Xheçuka, komunikon me Ervis Martinaj, ku nga biseda lë të kuptohet që Ervis Martinaj ka patur dyshime se Albert Zaja ka qenë një nga personat që ka qëlluar ndaj Bujar Likës. Tori Xheçuka, i shprehet Ervisit që, Bert Zaja (Albert Zaja) është shoku im dhe është ai që më jep info dhe ai e din që duan ta vrasin ato (i referohet Durim dhe Valter Bami).
Tori i tregon që Albert Zajën e kemi për gjithçka dhe e kemi me vete sepse Berti ka 3 plumba në bark nga ata (i referohet Durim dhe Valter Bami) edhe përpara tre muajsh i kanë gjuajtur sepse Berti është lidhje e Mariglenit (Marklen Haka).
Tori siguron Ervis Martinaj që Albert Zajën e ka për gjithçka, duke nënkuptuar për të goditur këdo dhe Berti do i gjej një person që kërkon, Ervis Martinaj. Tori i sugjeron që të marrin Ervinin me dhunë, lidhjen e Durim Bamit, dhe ta pyesin që t’i tregoj të gjitha.
Tori i tregon se Albert Zajës, Durim Bami apo lidhje të tij i kanë qëlluar me armë dhe e kanë plagosur me 3 plumba në bark, para dy muajsh nga dita ku po flasin dhe se është qëlluar me armë për shkak të Marklen Hakës, pasi Durim Bami është në konflikt me Marklen Hakën dhe se Markleni dhe Alberti janë grup me Torin. Tori lë takim me Ervis Martinaj ku të pranishëm do marrë edhe Albert Zajën.
Ervis Martinaj komunikon me Albert Zaja dhe i kërkon që të sigurojë targën e një makine Renxh i bardhë me të cilin dyshohet se lëviz Durim Bami. Albert Zaja shprehet i gatshëm për ta marrë nga kamerat e karburant “Alpet” ne Valias.
Vazhdon biseda në lidhje me faktin që Duri (Durim Bami) ka një renxh që përdor. Ervis Martinaj, shprehet i çuditur se përse po ruhet kaq shume Durim Bami këto kohë. Ervis Martinaj i ofron shtetasit Albert Zaja shumën prej 500 mijë euro parapagim për të dy (vrasjen e Durim dhe Valter Bami).
Ervisi i shprehet që këto para merri ti dhe Tori alias Hektor Xhecuka) bëni ca të doni, ose nëse mundesh na e nxirrni (nxirrni në pritë) ne se e bëjmë (vrasim) vetë sepse çoj një shokun tim me Torin dhe e bëjmë në mes të pazarit pa maskë.
Albert Zaja, i shprehet që po flas me Torin dhe mua më keni krah sikur të jesh vetë.
Ervis Martinaj bisedon me Tori Xheçuka dhe e kritikon duke i shkruar që ka vepruar gabim në lidhje me plagosjen e Enrik Metra në Burrel. Ervis Martinaj i ofron Torit që të vijë e të fshihet këtej në zonën e tij sepse këtej e ka të sigurtë edhe me shtet.
Vazhdon biseda në lidhje me përpjekjet që Tori Xheçuka po bën për të rregulluar pozicionin e tij në raport me ngjarjen e plagosjes së Enrik Metra.
Në 11 korrik 2020 Tori Xhecuka i shkruan Ervis Martinajt duke i kërkuar që ti japë ndonjë punë vrasje kundrejt pagesës se më duhen lek sepse kam hall. Ervisi Martinaj, i përgjigjet që: “…po të jap punë, më duhet “Nikla”. Duri dhe Valteri se e kam hall Durin por edhe të dy më mirë. Këto të dy më duhen se ata langaragët e Freskut i referohet Leonard Duka, janë të vështirë për tu kapur…”.
Tori Xheçuka, i përgjigjet që po dhe se do vij të të takoj sepse unë dua që të bëhemi palë bashkë.
Nga ana tjetër në 14 shtator 2020 Ervis Martinaj komunikon me Marklen Haka dhe ndër të tjera Markleni i betohet që nuk ka lidhje me ngjarjen që i ka ndodhur Ben Nokës, vrasja e Aleksandër Ndoka.
Ervis Martinaj i shprehet që ti për mua je i mirëpritur tek shtëpia ime dhe hajde kur të duash e ke derën hapur, ndërsa në lidhje me Arben Ndokën, as nuk e ndihmoj për të të bërë dëm ty dhe as nuk të ndihmoj ty për ti bërë dëm atij.
Ervis Martinaj, i shprehet që nëse dëshiron me të ul me Arben Ndokën në shtëpinë time, të ul me të dhe jam garant. Marklen Haka, i tregon që ka marr vesh se Durim dhe Valteri Bami, kanë ardhur të takojnë dhe Ervisi i tregon që erdhën sot Durimi dhe Valteri bashkë me Behar Bajrin.
Markleni, i shprehet që nuk duhet t’ju kesh besë dhe Ervisi i shprehet që tani që më kanë takuar do t’ju ruhem më shumë dhe ata e dinë që nuk ju kam besë.
Ervis Martinaj, i kërkon Marklenit që mos t’i tregojë askujt që jemi bashkë në kontakt dhe Markleni i shprehet që edhe vetë nuk e besoj që jam duke kontaktuar me ty. Në vazhdimësi Ervis Martinaj i dërgon një fotografi të tijën me qëllim që ta bindë që është ai.
Vazhdon biseda në lidhje me faktin që Arben Ndoka i ka rënë në qafë se tek vëllai i tij nuk është përfshirë Markleni dhe se len të kuptojë që vrasjen mund ta ketë kryer Durim Bami.
Marklen Haka, i tregon që para disa ditësh ka ardhur një person me emrin Evi (i dyshuar Elvis Gacaj) tek lokali i Durit dhe dyshon se ka ardhur me ato Duka (i dyshuar Leonard Duka) sepse kanë fikur kamerat.
Në vazhdimësi Ervis Martinaj i kërkon që të bashkëpunojnë, ti tregojë personat që kanë marrë pjesë tek vrasje e Santiago Malkos dhe në këmbim Ervisi do i tregojë personat që kanë qëlluar hallën e Marklenit në 21 shtator 2019.
Ervisi i tregon që personat që të kanë qëlluar ty dhe kanë vrarë hallën janë shtetasit Jozi Ndoj dhe Gjin Ndoj dhe se këtë fakt ja ka pranuar me gojën e tij, Gjin Ndoj. Ervis Martinaj i kërkon që të bashkëpunojnë dhe në këmbim do ti japë Jozi Ndojin në tavë që të hakmerret për hallën.
Më datë 19.09.2020 ora 18:45:00 Albert Zaja i tregon Tori Xhecukës së i ka shkruar Ervis Martinaj dhe i kërkon Torit të komunikoj me Ervisin. Albert Zaja i kërkon t’i bëjë ftesë Tori Xheçuka me kodin SkyEÇ të ri Ervis Martinajt.
Ervis Martinaj komunikon me Marklen Haka dhe i kërkon që të takohen dhe e pyet nëse ke ndonjë merak që nuk vjen me më taku. Marklen Haka i përgjigjet që nuk kam asnjë merak tek ti, por ato (i referohet Durim dhe Valter Bami) janë të pa besë dhe janë problem për ty dhe për mua.
Florenc Kelmendi i tregon Tori Xheçukës që Durim Bami ka dalë në lëvizje prap. Tori Xheçuka pasi është njoftuar edhe Albert Zaja pyet Florencin se ku të shkojë që të realizojnë vrasjen, duke dërguar mesazhet “… Ku të vij… Me thoni… Ta bëjm…Alo…”.
Florenc Kelmendi i ka thënë që Albert Zajës i ka humbur nga sytë Durimi dhe se do i thotë vetë “…Prit se i ka hum qerosit tani… Ja se te themi ne…”.
Albert Zaja i tregon Tori Xheçukës që Durim Bami sa kaloj tek “Shpresa AL” dhe ka marrë drejtimin për në Nikël, ai dërgon mesazh zanor “audiofile: “…ikën poshtë vlla, ja sa ikën kalun Shpresën për poshtë për shpi ikën anej këto, kanë qënë knej në Kamëz sipër rob q… e mutit o i q… m…”.
Pas dy orësh shkëputje komunikimi, Tori Xheçuka bisedon me Florenc Klemendit që të komunikojë me Arbrin që të heqi hard diskun e kamerave. Florenc Kelmendi i dërgon një foto nga brenda një makine, nga vendi i shoferit, ku dallohet korskoti ngjyrë e kuqe si ato të veturave Range Rover Sport vitprodhim pas 2013.
Florenc Kelmendi i tregon Tori Xheçukës që “cunat” e kishin djegur makinën dhe se Florenci ka marrë masat që edhe “Bolla” të heqi kamerat.
Tori Xheçuka komunikon me Albert Zajën dhe e pyet nëse kanë dhënë gjë lajmet. Albert Zaja i tregon se nuk ka parë lajmet por ka marrë dijeni se “boli” ishte plagos në dorë. Tori i tregon se ka qëlluar në drejtim të Range Rover dhe katërfenerëshit pasi personat të katërfenerisht kanë qëlluar me armë në drejtim të Torit.
Tori i tregon se ka qëlluar me armë nga krahu i rrugës lart e jo te varrezat. Bashkë me Torin ka qenë edhe Florenc Kelmendi, për të cilin Tori i dërgon mesazhet “…na gjujtën ata të benxit ju gjujta dhe atyre s’kisha ka sillesha Lenco thoshte “…më vran… un s’kisha fishek i mora kallashin tjetër…”
Marklen Haka (Aliu) i cili nuk i kishte shkruar që prej orës 11:55, interesohet tek Albert Zaja lidhur me sa ka ndodhur. Albert Zaja i kthen mesazh “…I ka hik kurva…”.
Marrë nga OraNews