Nga Big Brother VIP 3, finalisti i parë i eliminuar është Meriton Mjekiqi.

Tashmë në garë për çmimin e madh janë Romeo Veshaj, Egla Ceno, Heidi Baci dhe Jualin Deda.

Pas daljes, ai falënderoi publikun që e ka çuar deri në finale.

“Në fakt, nuk kam një analizë konkrete pse jam më pak i votuar. Gjej rastin ti falënderoj që më çuan në finale dhe jam shumë i lumtur që kam ardhur deri në këtë pikë”, tha ai.