Heidi dhe Romeo duket se po e shijojnë romancën e tyre edhe pas daljes nga BBV, teksa po kalojnë momente të ngrohta bashkë.

Së fundmi ajo ka publikuar një video ku shihet nga dhoma e saj me Romeon, teksa ky i fundit i bie pianos. Muzika që ai po luante ishte “Someone you loved” nga Lewis Capaldi dhe i shkonte mjaft për shtat momentit mes tyre.Në fund të videos Romeo nuk ndihet aq i kënaqur me performancën dhe thotë se duhet ta ripërsërisë, teksa Heidi i thotë që “Jo, e bëre shumë mirë” dhe dëgjohet duke qeshur.