Duke nisur nga data 2 qershor deri më 8 qershor do zhvillohet në Tiranë Java Kulturore e Italisë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, video ku shihen edhe momente të shkëputura nga qytete të ndryshme në Itali. Rama thekson se do të jetë një javë e mbushur me aktivitete të shumta që përfaqësojnë të mirën e një kulture që admirohet nga e gjithë bota.

“Shqipëria mikpret Italinë, nga data 2 deri me 8 qershor në një javë të mbushur me një seri aktivitetesh fantastike si koncerte, opera, shfaqje kontemporane, sport e shumë të tjera, të gjitha aktivitete që përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e një kulture që admirohet nga e gjithë bota, e që ja vlen të përjetohet në çdo grimcë”, shkruan Rama.