Pas ndarjes me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, kohët e fundit po përflitet për një marrëdhënie të re të aktorit Bes Kallaku me një nga ish-konkurrentet e “Për’puthen”.
Çiljeta Kormuzi është vajza e cila po përflitet të jetë në një romancë me aktorin e humorit. Ajo u bë mjaft e njohur me historinë prekëse që tregoi në program në lidhje me jetën e saj private. Pavarësisht se rrugëtimi i saj nuk zgjati shumë për shkak të problemeve që hasi nga familja e ish-bashkëshortit, ajo u bë e njohur për publikun shqiptar.

Së fundmi Çiljeta ka postuar një foto me Besin në rrjetet sociale. Ky ka qenë momenti që fansat kanë hedhur dyshimet se dyshja mund të kenë nisur një lidhje. Së fundmi Bes Kallaku i ka hedhur poshtë aludimet duke u shprehur: “Ajo është menaxherja e Mandit të Nishtullës. Kemi rastisur në koncert së bashku me Mandin dhe me të në Bruksel”.