Nënkryetari i Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi, Plarent Ndreca deklaroi në mbledhjen e sotme të këtij komisioni hetimor duhet ta shtrijë periudhën për kontratën e shërbimit të sterilizimit prej vitit 2009.
“Ne vlerësojmë që kontrata e sterilizimit duhet hetuar në gjithë kontekstin paraprak të kësaj kontrate. Komisioni duhet të ketë informacion të plotë deri në momentin që është lidhur kontrata. Kontrata është lidhur në tetor 2009. Kështu që ne mendojmë se duhet vlerësuar e gjithë panorama. Të kemi informacion para lidhjes së kontratës, në momentin e lidhjes dhe pas lidhjes së kontratës”, deklaroi Ndreca