Sot është njoftuar se do t’u shemben banesat 6 familjeve që preken nga autostrada Thumanë-Kashar.

32 persona janë duke protestuar dhe kundërshtuar vendimin, pasi pronat e tyre preken nga autostrada. Bëhet fjalë për disa banesa në zonën e njohur si Ura e Limuthit. Ata theksojnë se nuk janë dëmshpërblyer dhe nuk janë në skemën e dëmshpërblimit. Disa prej familjareve kanë hipur tarracën e njërës prej shtëpive dhe kërcënojnë me hapa ekstreme.