Helikopteri i kryeministrit të Armenisë bën ulje të detyruar, duke shmangur kështu një tjetër tragjedi. Ngjarja ndodhi 132 kilometra në veri të Jerevanit, kryeqyteti i Armenisë, për shkak të motit të keq.
Nikol Pashinyan tha se është mirë pas uljes së detyruar të helikopterit, transmeton agjencia e lajmeve Interfax.
Kryeministri armen ishte drejtuar për në kufirin me Azerbajxhanin, ku së fundi u demarkua edhe kufiri armeno-azerbajxhanas.
Disa ditë më parë Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi humbi jetën për shkak të rrëzimit të helikopterit pikërisht në kufirin me Azerbajxhanin.