Pas motit të ndryshueshëm që mbajti ditëve të shkuara, që solli edhe reshje shiu dhe temperatura të ulëta, në ditët në vijmë fusha të presionit të lartë nga Europa qendrore do të shtrihen mbi rajon, që do të krijojnë kushte për përmirësim të motit, me kthjellime dhe diell.
Parashikimi i motit për ditë e premte në Shqipëri do të jetë kryesisht i kthjellët me diell. Temperaturat do të lëvizin prej 18 deri në 24 °C.
Moti i kthjellë dhe me diell pritet të mbaj edhe në fundjavë. Të shtunë temperaturat parashihet të lëvizin prej 19 deri në 26 °C. Ndërsa të dielën temperaturat do të sillen nga 21 deri në 27 °C.
Mëngjesi i së premtes në Kosovë do të jetë kryesisht me re. Pas mëngjesit do të mbizotërojë mot kryesisht me diell. Temperaturat e mëngjesit do të jenë rreth 10 °C. Gjatë ditës ata do të arrijnë një maksimum prej 19 °C. E shtuna do të mbajë mot të kthjellët. Temperatura parashihet të lëvizin nga 12 deri në 23 °C. Moti për ditën e diele do jetë i kthjellë, ku temperaturat do të arrijnë deri në 25 °C.
Më poshtë ju sjellim tabelat për Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe disa qytete të Evropës.