Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali pritën sot në një takim në Tiranë ministrin për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Landit të Bavarisë, Eric Beibwenger.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali ndau momente nga ky takim.

“Shteti i Bavarisë është kthyer në një partner të vyer dhe mbështetës të palëkundur të zhvillimit ekonomik dhe integrimit të Shqipërisë, duke intensifikuar dhe përshpejtuar bashkëpunimin në të gjitha fushat”, tha Spiropali.

Më herët Beibwenger u prit në takim nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani me të cilin bisedoi lidhur me hapat konkretë për të nxitur bashkëpunimin në rritjen e investimeve bavareze në sektorët e energjisë së rinovueshme, turizmit dhe infrastrukturës në Shqipëri.