Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video-kartolinë nga vizita e tij me emigrantët shqiptarë në Athinë.

Videoja, rreth 3 minutëshe, nis me momente nga avioni, teksa Rama i hedh një sy të fundit fjalimit të tij të gjatë prej disa faqesh, dhe përfshin momente të shkëputura nga bashkimi i shqiptarëve në Pallatin e Sportit “Galatsi”.

Në fokus të videos janë flamujt kuqezi, të cilët janë shoqëruar nën tingujt e këngës “Rrjedh në këngë e ligjërime” të të madhes Vaçe Zela.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë kuqezi nga Athina, ju uroj një javë sa më të mbarë”, shkruan Rama.

Takimi i kryeministri Edi Rama në Greqi përkon me hapjen e turit të takimeve me diasporën, që do të shtrihet në Itali, Britaninë e Madhe dhe Gjermani.ed