Luciano Spalletti rikthehet për të folur pak më shumë se dy javë para debutimit të Italisë në ‘Euro 2024’: “Ne po përgatitemi sepse ata që na paraprinë na treguan rrugën, – tha trajneri nga skena e European Global Soccer Awards. – Ne duhet të jemi gati dhe të jetojmë lart me të gjithë dashurinë për fanelën e Kombëtares”.

Më pas ai u ndal te rëndësia e bllokut të Interit për ekipin e tij: “Është thelbësore, shyqyr që ka ende nga ata që besojnë te talenti italian, sepse ka shumë dhe duhet t’i japim më shumë hapësirë”.

Në mesin e 30 lojtarëve të thirrur paraprakisht për ndeshjet e verës janë zikaltrit Acerbi, Barella, Bastoni, Darmian, Dimarco dhe Frattesi: “Të kemi gjashtë nga i njëjti ekip është shumë për ne, sepse nuk është më si dikur. Kombëtarja formohej nga tre klube si Juve, Inter dhe Milan, apo Roma. Tani ka lojtarë nga të gjitha skuadrat: nga Genova, nga Bolonja… Prandaj është mire që të kesh dike, që duke luajtur shikon të tjerët dhe thotë “Jemi ne dhe mund të besojmë, sepse jemi ne që fituam kampionatin.”

Dikush më pas i kërkoi atij një krahasim midis bllokut të Interit dhe bllokut të Juventusit, i përbërë gjithashtu nga gjashtë lojtarë, të cilët udhëhoqën Italinë të triumfonte në Kupën e Botës 1982 (Cabrini, Gentile, Rossi, Scirea, Tardelli dhe Zoff): “Blloku i Interit ka mentalitetin dhe mënyrën e vet të të qenit në fushë. Ata janë lojtarë të forte, si ata të Juventusit, është e qartë se ata duhet të jenë të mirë në gjetjen e plotë të ndjenjës si një ekip përmes kësaj miqësie që kanë në klubin e tyre.”

Më pas, ishte e pashmangshme të mos flitej për Napolin e tij dhe çfarë ka të përbashkët me kombëtaren aktuale: “Ai ekip kishte dhe ka shumë gjëra të veçanta. Para së gjithash duhet të flasim për cilësinë e lojtarëve, por edhe për një qytet pasionant, i cili kalon shumë gjëra në futboll, legjendat janë të rëndësishme dhe për këtë arsye kam thirrur 5 prej tyre në Coverciano (Antognoni, Baggio, Del Piero, Rivera dhe Totti, të cilët do të jenë në kampin stërvitor me Azzurrit më 3 qershor). Ne e ndjemë dhe jetuam çdo ditë me futbollin, mitet e tij së bashku me lojtarët dhe qytetin”.