Trofeu i Euro 2024 mbërriti në stadiumin e Mynihut “Allianz Arena” më 13 Maj, ku me anë të një ceremonie speciale u prit nga kryeministri i shtetit bavarez Markus Zoder, ambasadori i eventit Feliks Brysh dhe maskota “Albert”. Në javët e fundit, trofeu ka bërë një turne në të dhjeta qytetet pritëse të Euro 2024, i cili do të nisë pas një muaji në stadiumin e Mynihut. Më 14 Qershor në sfidën hapëse, Gjermania do të përballet me Skocinë. Zoder tha se ka bindjen se “pancerat” do të shkëlqejnë në këtë kompeticion.
“Unë në fakt kam shumë besim te kombëtarja dhe trajneri Julian Nagelsman. Nëse shikoni cilësinë, është e klasit të parë ndërkombëtarisht. Të krijohet ndjesia se shumë lojtarë cilësorë po formojnë edhe një herë një ekip që i ka të gjitha shanset. Thjesht i uroj suksese!”
Për Brysh rëndësi ka që entuziazmi të jetë i nivelit të lartë.
“Të ruajmë euforinë si edhe entuziazmin sa më shumë. Ne kemi edhe dy ekipe në finalet e kompeticioneve europiane, Chempions dhe Liga e Europws. Për më tepër që kemi bërë ndryshime në stadium për ta bërë atë me standarte për të tilla evente.” Euro 2024 pritet që të tërheqë 2.7 milionë tifozë në stadiume dhe deri në 12 milionë në sheshet e hapura apo fan-zona. Sfida finale e turneut do të luhet në Berlin më 14 Korrik.