Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook pamje nga Vermoshi. Rama shprehet se falë investimeve të duhura vendi është kthyer në qendër të hartës së turizmit malor, dhe se shumë bujtina po që mirëpresin turistë nga e gjithë bota po shtohen dita ditës.

“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje spektakolare nga Vermoshi, që falë investimeve të duhura në kohë rekord doli nga harresa për t’u kthyer në qendër të hartës së turizmit malor, me plot bujtina që shtohen dita-ditës e po mirëpresin turistë nga e tërë bota, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar.