Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet ditën e mërkurë në orën 10:00 atëherë kur është caktuar por në një ditë tjetër.
Kjo për shkak të një angazhimi politik që Gazmend Bardhi ka në Berlin dhe Londër nga datat 14 e deri me 23 Maj. Në të tilla kushte Bardhi kërkon që deklarimet e tija të bëhen këtë të hënë ose të martën.
Nëse nuk është e realizueshme, të paraqitet në SPAK pas përfundimit të angazhimeve politike.