Ka nisur me një barazim pa gola rrugëtimi i Shqipërisë në Europianin e Minifutbollit. Kuqezinjtë u ndalën në rezultatin 0-0 përballë Francës në sfidën e parë të Grupit E në takimin e luajtur të Moldavi.

Pavarësisht një starti të ngadaltë kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko e morën shpejt veten dhe filluan të rrezikojnë portën e kundërshtarit.

Në minutën e 11’ Shqipëria krijoi rastin e parë teksa pati mundësi për të përfituar ku Franca luajti me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit me karton të kuq.

Në pjesën e dytë djemtë e drejtuar nga tekniku Sejko ishin më superior por tentativat e kuqezinjve nuk u konkretizuan me gol. Rasti më flagrant ishte ai i minutës së 36’ ku Gokaj goditi kuadratin por mbrojtësi francez devijoi topin në vijën fatale. Kështu Shqipëria merr një pikë në ndeshjen startuese të këtij kompeticioni.

Të enjten dhe të premten kuqezinjtë do të zhvillojnë dhe tre përballje të tjera me synim kalimin e grupit. Ditën e nesërme kuqezinjtë do të luajnë kundër Ukrainës në orën 18:00 ndërsa të premten do të zhvillojnë dy takime brenda ditës, një në orën 12:00 përballë Lituanisë dhe në orën 21:00 kundër Serbisë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Socca Albania (@soccaalbania)