Shqipëria ka 2,4 milionë banorë, ose rreth 419 mijë më pak se në Censin 2011. Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli dhe Olta Caca, drejtoresha e Statistikave të popullsisë në këtë instiucion të ftuara në studion e Report Tv vunë theksin tek profesionalizmi bazuar në standardet europiane e ndërkombëtare për marrjen e statistikave me të cilat u mblodhën këto statistika.

Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli tha se rezultatet e Censit janë bërë brenda afateve dhe se nuk ka pasur vonesa ndërsa shtoi se do të vijojnë procedurat për të verifikuar ata që refuzuan të plotësojnë censin. Bëhet fjalë për 0.6% kanë refuzuar.

Elsa Dhuli:“Ne do të vijojmë me procedurat sepse falë teknologjisë janë identifikuar rastet që gjatë procesit të marrjes së informacionit refuzuam” .

Si ka mundësi që dhe me tableta e nxorrëm pas 6 muajsh?

Elsa Dhuli “Ishte brenda afatit. Nxorrëm rezultatet finale më shpejt se vendet e tjera. Nuk nxorrëm rezultate preliminare, por nxorrëm rezultatet finale në një afat më të shkurtër se vendet e rajonit dhe vendet e tjera të Europës.

Ky është seti i parë i nformacionit. Seti tjetër do të dalë në fillim të nëntorit, që do të jetë informacion i detajuar për çdo qark e bashki. Do të trajtohet me detaje moduli i punësimit që kërkon vëmendje të mëdha. Ky do të dalë në tetor.

Nxjerrja e rezultateve brenda 6 muajve ishte afat surprizues

Ishit në pritshmëritë tuaj? 2.4 mln banorë?

Elsa Dhuli: Prandaj u bë cencusi që të numërojmë sa jemi

….
Ne kryem një proces të rëndësishëm bazuar në rekomandime e standard me nivel të lartë. Asistenca teknike dhe ekspertiza që na ka suportuar të jemi korrektë. Nuk do të ngrija dyshime mbi informacionin e publikuar nga INSTAT që është institucion i pavarur dhe transparent.

Si i përgjigjeni akuzave se u vonua më shumë seç pritej

Elsa Dhuli: “Ajo që kemi synuar është besimi tek niveli i stafit profesional që unë punoj. Besoj tek profesionalizmi i stafit nuk jemi marrë me median. Janë shifra të prodhuara me profesionalizëm e bazuar në standard europiane e ndërkombëtare

Olta Caca, drejtoresha e Statistikave të popullsisë në INSTAT thotë se Censi nuk ka marzh gabimi, por ka cilësi që vlerësohet census nëse është I suksesshëm apo jo. Kanë qenë 5420 anketues në terren.

A kanë shkuar në cdo cep ku janë minoritetet?

“Censusi është universal dhe nuk lë asnjë banor pa numëruar.