Alberije Hadergjonaj ka folur per shumë gjera në një intervistë të dhënë për gazetaren Shaha Thaçi të emisionit “Canapé”, në T7, te lidhura me profesionin dhe jeten private. Kengetarja tha mes te tjerash se do ta rikthejë hundën e saj si para operacioneve plastike.
“Duhet te merret pak kockë në brinje…”, ka thënë Hadergjonaj. Po ashtu ajo dha edhe një mesazh për vajzat e reja. “Unë kam qenë shumë e re kur e kam prek hundën edhe jam bërë shumë pishman. Do doja ta kisha siç e kam pas. Është gjë tjetër të trajtohesh pak, të dukesh më mirë. Të kesh lëkurë të pastër të lëmuar është krejt normale, por këto prekjet estetike është shumë e frikshme me thënë të drejtën. Nuk është Zot doktori, sado të mundohet rrugës, mund të ndodhe diçka e keqe”, tha ajo.