Pak minuta pasi nisi mbledhja, anëtari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u përfshi nga debatet me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe hodhi letra drejt tij. Mbledhja e Këshillit Bashkiak u ndërpre pas incidentit.
Gjithashtu, mësohet se përplasje fizike ka patur edhe mes Tedi Blushit e këshilltarit socialist, Halit Valteri, ish-deputet i PD. Madje, Valteri denoncon Blushi se e ka goditur me grusht dhe sende të forta. Incidenti solli edhe reagimin e kryebashkiakut Veliaj i cili paralajmëroi se do të kërkojë masa ligjore ndaj çdo akti rrugaçëror, siç e quajti përplasjen mes dy këshilltarëve.