Nëse dëshironi të përjetoni pushime të stilit të Maldiveve pa shpenzuar shumë, vizitoni Shqipërinë, një destinacion i bukur evropian me fluturime të përballueshme dhe plazhe të mrekullueshme, shkruan Danielle Kate Wroe në të përditshmen britanike “Liverpool Echo”.
Udhëtimi nuk do të ndikojë në buxhetin tuaj – veçanërisht nëse rezervoni fluturime të lira. Nëse dëshironi të përjetoni pushime të stilit të Maldiveve me çmime te lira, ne ju rekomadojmë Ksamilin, në Shqipëri.
Ksamili ofron të njëjtin mot me diell dhe plazhe ëndërrimtare me një kosto të përballueshme.
“Adhuruesi i udhëtimeve @kieranbrowntravel, së fundmi zbuloi në TikTok pushimet e tij në Shqipëri. Në një video, e cila mori më shumë se 437,000 klikime, ai tha: “Rezervova nje fluturim në Shqipëri dhe tani jam duke kampuar vetëm në malet shqiptare, duke notuar në ujin më të bukur”.
Ndjekësit u mahnitën nga destinacioni – dhe komentuan në TikTok duke ndarë mendimet e tyre. Njëri prej tyre e quajti Shqipërinë një “parajsë të fshehur”.
“Shqipëria është një magji. Vend i mrekullueshëm”, komentoi një ndjekës tjetër.
Ksamili është i njohur për plazhet e tij të bukura me rërë dhe ujërat e kristalta të detit Jon. Zona ofron një sërë gjiresh të vegjël me plazhe të bardha me rërë që shpesh krahasohen me ato të destinacioneve tropikale.
Pikërisht në brigjet e Ksamilit ndodhen disa ishuj të vegjël që mund të arrihen lehtësisht me varkë apo edhe me not, në varësi të distancës së tyre nga bregu.
Këta ishuj ofrojnë plazhe shtesë të izoluara dhe janë një atraksion për vizitorët.
Ksamili është afër zonës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Butrintit, i cili është i pasur me rrënoja arkeologjike që datojne mijëra vjet më parë – nga koha greke dhe romake deri në periudhën bizantine. Atëherë pse të mos e përfundoni ditën tuaj me një vakt të mirë në një vend që të lë pa frymë.
Zona është e njohur për ushqimet e shijshme të detit të freskëta dhe kuzhinën tradicionale shqiptare – dhe ka një mori restorantesh me pamje nga deti dhe ishujt.
Sipas “Skyscanner”, ju mund të rezervoni fluturime nga Liverpuli në Tiranë për vetëm 56 euro në shtator.
Aeroporti i Tiranës është rreth katër orë me makinë larg Ksamilit, por aeroporti më i afërt ndërkombëtar është në fakt Korfuzi, Greqi.
Pra, do ta shtoni Ksamilin në listën tuaj të destinacioneve për pushime?