Mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj në takimin e kryeministrit Edi Rama së bashku me kryebashkiakët e tjerë ka sjell shumë pikëpyetje në media. Por kryeministria ka sqaruar me anë të një njoftimi se arsyeja e mungesës së tij ishte pasi Veliaj ishte në ceremoninë e dorëzimit të çelësit të Tiranës për ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu. Po ashtu theksohet se Veliaj u përfaqësua në takimin me Kryeministrin nga Nënkryetarja e Bashkisë Frida Pashako
Njoftimi i kryeministrisë:
Kryetari i Bashkisë së Tiranës ishte i ftuar në mbledhjen që zhvilloi Kryeministri Rama me kryetarët e bashkive paraditen e së mërkurës në Kryeministri. Për shkak të agjendes dhe aktivitetit të parashikuar për nderimin e ish-ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Aleksander Arvizu me “Çelesin e qytetit”, z. Veliaj u përfaqësua në takimin me Kryeministrin nga Nënkryetarja e Bashkisë, znj. Frida Pashako.
Kryeministri Edi Rama mblodhi sot kryebashkiakët për përshpejtimin dhe monitorimin e procesit të legalizimit, si prioritet i qeverisjes qendrore dhe asaj lokale. Gjatë mbledhjes Rama është fokusuar te procesi i legalizmit si dhe te turizmi në vendin tonë.