Punonjësit e Policisë së Shtetit, përveç detyrave të tyre për të ruajtur rendin publik, iu kanë ardhur në ndihmë edhe turistëve të shumtë që po vizitojnë vendin tonë në këto ditë të nxehta vere.
Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohje për punonjësit e Policisë për kujdesin e treguar duke u ofruar ujë të freskët qytetarëve dhe turistëve në Berat.
“Mirënjohje për punonjësit e Policisë për kujdesin e treguar duke u ofruar ujë të freskët qytetarëve dhe turistëve në Berat”, shkroi Rama.
Turistët e huaj u shprehën të befasuar nga nisma e Policisë së Shtetit, ndërsa vlerësuan gatishmërinë e efektivëve të policisë për t’u ardhur në ndihmë.