Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të Liqenit të Ujmanit në Kosovë. Sipas mediave lokale, për fat të mirë nuk ka të lënduar, por vetëm disa makina të dëmtuara.
“Ka një shpërthim, pasi të kalohet tuneli i 5-të në anën e majtë, ka pas dëme materiale në dy vetura, të lënduar nuk ka, rrethanat se si ka ndodh deri te shpërthimi nuk dihen, policia është duke u marrë me rastin”, ka thënë zëvendës i policisë për rajonin e Veriut.
Sakaq, policia po punon për zbardhjet e plotë të ngjarjes.