Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tij të mitur.
S.Z., 42 vjeç, banues në Tiranë, po ashtu ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gruas së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur.”-njofton policia.