Fansat dyshojnë se Hailey Bieber mund ta ketë sjellë tashmë në jetë fëmijën e saj. Sipas llogarive që fansat kanë bërë në rrjetet sociale, Hailey tashmë ka lindur fëmijën e saj.
Pas muajsh spekulimesh nga fansat, Hailey dhe Justin zbuluan se po prisnin fëmijën e tyre të parë më 9 maj. Lajmi erdhi afërsisht pesë vjet e gjysmë pasi çifti i famshëm u martua.
Hailey dhe Justin njoftuan shtatzëninë e tyre kur modelja ishte gjashtë muajshe shtatzënë.
Spekulimet se çifti tashmë po shijon të porsalindurin vijnë nga kjo video e shpërndarë në ‘TikTok’, ku ka shumë pëlqime, shikime dhe mbi 506 komente që po ashtu janë të bindur se fëmija i tyre ka lindur.