Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa mbushi të enjten 29 vjet. Këngëtarja e hiteve të panumërta botërore, ka publikuar tani pamje nga festa e ditëlindjes.

Dua ishte e rrethuar me të afërm dhe miq, e po ashtu e shoqëruar edhe nga i dashuri i saj Callum Turner, me të cilin publikoi një fotografi duke kërcyer.

Festa e ditëlindjes ishte mbajtur në një ambient të jashtëm.

Artistja kishte veshur një fustan transparent të lirshëm dhe veror të cilin e kombinoi me një palë taka të zeza.