Jennifer Lopez vizitoi e Ben Affleck pasi mori djalin e tij, Samuelin, për të kaluar një ditë së bashku edhe pse shumë afër divorcit me të atin.
Paparacët e fotografuan yllin Lopez, teksa mbërriti e vetme në pronën e Affleck’s Brentwood, Kaliforni, ku ajo qëndroi për gati pesë orë raporton Page Six.
Shoferi i këngëtares që e kishte shoqëruar atë më herët gjatë ditës, u kthye për ta marrë rreth orës 20:00 me orën lokale, por Lopez doli nga shtëpia rreth orës 21:45.
Lopez ka dy fëmijë binjak me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony, Emme dhe Max, 16 vjeç, ndërsa Affleck me ish-gruan e tij, Jennifer Garner ka tre fëmijë, Violet, 18, Seraphina, 15 dhe Samuel, 12.
Rreth mesditës të së dielës (11 gusht), fotografët vunë re Lopez dhe Emme duke mbërritur në shtëpinë e Garner, që ndodhet gjithashtu në Brentwood. Dyshja hynë brenda dhe rreth 15 minuta më vonë, fituesja e Grammy doli me Samuelin, i cili ishte veshur me një bluzë blu, xhinse të zeza dhe atlete, ndërsa Emme u largua për të kaluar kohë me Seraphinën.