Lija e majmunit u shpall një emergjencë globale nga OBSH. Edhe pse në Europë vetëm një rast është evidentuar në Suedi, eskpertët e shëndetit publik bëjnë me dije se nuk ka vend për panik.
Mjeku epidemiolog Leidon Shapo në një intervistë për TV Klan tha se kjo nuk është hera e parë që lija e majmunit shpallet një emergjencë globale. E njëjta situatë u raportua edhe 2 vite më parë, por pas uljes së rasteve u shuan “kambanat e alarmit”.
“Lija e majmunit është një viroz zonotike. Nëntipi 1 b është parë edhe më përpara në qarkullim. Simptomatologjia më e shpeshtë është me skuqje në lëkurë, pastaj fillojnë ato flluskat që gjakosen në një moment dhe pastaj kalezione mukozale dhe këto zgjasin 2-4 javë dhe brenda kësaj periudhe personi është infektues dhe infektimi ndodh vetëm me kontakt të ngushtë. Lëkurë më lëkurë varianti 1 b është shumë përhapës por mënyra sesi merret infeksioni na bën të jemi më pak të shqetësuar”, tha Shapo.
Shapo tha se simtomat e para janë skuqja e lëkurës dhe më pas fillojnë flluskat që gjakosen në një moment dhe pastaj kalezione mukozale dhe këto zgjasin 2 deri në 4 javë. Përsa i përket përhapjes, ai tha se infeksioni transmetohet vetëm nëse personi ka një kontakt të ngushtë me pacientin.
“Simtomatologjia më e shpeshtë është me skuqje në lëkurë, pastaj fillojnë ato flluskat që gjakosen në një moment dhe pastaj kalezione mukozale dhe këto zgjasin 2-4 javë dhe brenda kësaj periudhe personi është infektues dhe infektimi ndodh vetëm me kontakt të ngushtë. Lëkurë më lëkurë varianti 1 b është shumë përhapës, por mënyra sesi merret infeksioni na bën të jemi më pak të shqetësuar”, tha ai.
Epidemiologu shtoi se personat të cilët janë vaksinuar për linë para viteve 90 janë të mbrojtur edhe nga lia e majmunit. Ai shtoi se personat e prekur mund të kenë një simtomatologji më të lehtë.
“Personat e vaksinuar për linë përpara viteve 90 kanë mbrojtje edhe për linë e majmunit. Është i mbrojtur në rrethana të caktuara. Mund të ketë simtomatologji të lehtë, maksimumi të mesme”, përfundoi Shapo.
Vdekshmëria deri më tani, rezulton në 4%. Në vitin 2022 një variant më i butë i Lisë së Majmunit u përhap në 100 vende, përfshirë Europën dhe Azinë, duke shkaktuar 140 viktima dhe 87 mijë infektime.
Mpox, i cili më parë njihej si lija e majmunit, transmetohet përmes kontaktit të ngushtë, si seksi, kontakti lëkurë me lëkurë dhe të folurit ose frymëmarrjen pranë një personi tjetër. Shkakton simptoma të ngjashme me gripin, lezione të lëkurës dhe mund të jetë fatale.