Qeveria ka rishikuar buxhetin e shtetit për vitin 2024, kjo sipas ministrit të Financave, Petrit Malaj sepse ka pasur rezultate pozitive të ekonomisë nga mbledhja e të ardhurave.
Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, ministri Malaj sqaroi se “kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024 duke rritur të ardhurat e parashikuar për këtë vit në vlerën 27 miliard lekë”.
“Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë miratuar disa ndryshime sa i përket buxhetit 2024. Si rezultat i performancës pozitive të ekonomisë shqiptare kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024 duke rritur të ardhurat e parashikuar për këtë vit në vlerën 27 miliard lekë. Këtu të ardhura shtesë do të shpërndahen në ato sektorë që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe në sektorët që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.”