Jo Milano, të paktën tani për tani, për Alice Campello dhe katër fëmijët që ajo ka sjellë në jetë me Alvaro Morata.
Sipas “Hola”, e cila raporton se ka folur me njerëz të afërt të Alice, ish-gruas së Morata, italianja ka vendosur të qëndrojë në Spanjë, në Madrid.
Kjo për të garantuar qetësi dhe stabilitet të fëmijëve të saj, veçanërisht të dy më të mëdhenjve (binjakëve Alessandro dhe Leonardo, 6 vjeç), që shkojnë në shkollë. Jo vetëm kaq; revista zbulon se si të dyve iu mungon njëri-tjetri dhe janë në kontakt çdo ditë.
Pavarësisht hapësirës së madhe që i jep lajmit shtypi spanjoll, duhet thënë se për momentin Alvaro dhe Alice nuk do të divorcohen ligjërisht.
Pas një lidhjeje dashurie 8-vjeçare, 7 prej të cilave të martuar, duan të marrin gjithë kohën e nevojshme për të kuptuar nëse ndarja e tyre do të jetë përfundimtare apo jo.