Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë më ndjekësit lajmin se një podcast i ri do të nisë nga Partia e Lirisë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta thekson se ky podcast do të jetë gjatë ditëve të kampingut veror të të rinjve dhe të rejave të Partisë së Lirisë në Jalë.
Postimi i Plotë:
Kënaqësi e veçantë të marr pjesë në siparin e “Podcasti i Lirisë”, një eksperiencë e re për mua por edhe një mjet i ri komunikimi, që starton sot nga kampingu veror i të rinjve dhe të rejave të Partisë së Lirisë në Jalë. Ju ftoj të gjithëve na ndiqni në ora 13:40 në edicionin tonë të parë!